Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zidane "tradhton" Realin, ish-mesfushori francez zbulon ndeshjen më të bukur në fushë: Ndihesha si mbi re

Shkruar nga NEWSPORT
Zidane "tradhton" Realin, ish-mesfushori francez zbulon ndeshjen
©The Jakarta Post, Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit francez, për atë çfarë ai ka treguar në fushë dhe përtej saj në rolin e trajnerit, ku spikati me Real Madridin me tre trofetë radhazi të fituar në Champions League.

Pak javë më parë, ish-mesfushori arriti dhe akordin zyrtar me federatën franceze për të marrë drejtimin e kombëtares pas përfundimit të Kupës së Botës, kur cikli i Didier Deschamps të përfundojë. 

Së fundmi, Zidane është pyetur për ndeshjen më të bukur të cilën ai ka luajtur në periudhën kur ishte ende futbollist profesionist dhe në nivele të larta. Kur pritej që të fliste për Realin, 53-vjeçari zgjodhi të përmendte kohën kur luante për Juventusin, në një ndeshje që i përkiste gjysmëfinaleve të Champions League përballë Ajax në sezonin 1996-97.

"Kam shumë në mendje, ndeshje të rëndësishme ku lojtarët njohin njëri-tjetrin. Shumicën e kohës, njerëzit dalin e flasin për të njëjtën ndeshje, por unë do zgjidhja atë që ka folur më shumë për mua. Nuk ka qenë në Madrid, por te Juventus. Ishte ndeshja gjysmëfinale në Champions League përballë Ajax. Të parën e fituam 4-1 dhe me të njëjtin rezultat përfundoi dhe sfida e dytë. Ekipi bëri një performancë të jashtëzakonshme dhe unë ndihesha sikur isha mbi re. E mbaj mend shumë mirë", është shprehur Zidane. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu