Vetëm para pak minutash, klubi i Teutës ka reaguar në rrjetet sociale për informacionet që po qarkullojnë, se trajneri Edlir Tetova pas mbylljes së këtij sezoni me Egnatian, ka arritur marrëveshjen për drejtimin e skuadrës bregdetare.
Lajmi në fjalë, u përhap nga “RTSH” ditën e djeshme, ndërsa në komunikatën zyrtare, Teuta e konsideron lajm të rremë, të turpshëm dhe përbaltje, duke theksuar se ata do respektojnë marrëveshjne me trajnerin aktual Enkeleid Dobi. Ja reagimi i plotë:
“REAGIM ZYRTAR! KF Teuta kërkon të sqarojë tifozët dhe opinionin publik se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit.
Dënojmë me forcë zërat se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër dhe hedhim poshtë këto spekulime të shëmtuara të publikuara në disa media".
View this post on Instagram

