Një rikthim i rëndësishëm vjen në një kohë vendimtare për Vorën, e cila do të përballet me Vllazninë në shtëpi, në kuadër të javës së 32-të të Abissnet Superiore.
Në stërvitjen e fundit në kampin e vorakëve është shfaqur Bernard Karrica, sulmuesi i cili mungon që prej 28 tetorit të vitit 2025 për shkak të dëmtimit dhe është i gatshëm të vihet në dispozicion të trajnerit Arjan Bellai për të dhënë kontributin e tij për një tjetër përballje delikate ndaj kryesuesve të kampionatit, prej nga ku varen shanset për t'i shpëtuar rënies.
Për të ndezur atmosferën para kësaj sfide, vetë faqja zyrtare e klubit vorak ka zgjedhur t'u japë një surprizë të bukur tifozëve të saj dhe të hidhur për kundërshtarët, duke shfaqur në sfondin e stërvitjes Karricën me përshkrimin: "Shikoni se kush është rikthyer".
Kaq ka mjaftuar që te Vllaznia të ndihen disi të frikësuar pasi sulmuesi anësor njihet për aftësitë e tij dalluese në ofensivë dhe mund të përbëjë kërcënim për mbrojtjen shkodrane në takimin që ka vlerë jetike për objektivat e të dyja skuadrave.
View this post on Instagram
