Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Plot 14 gola të "gatuar" nga Qazim Laçi në Turqi, mesfushori shqiptar bëhet "pikë referimi" për klubin

Shkruar nga NEWSPORT
Plot 14 gola të "gatuar" nga Qazim Laçi në Turqi,
Qazim Laçi

Kalimi te Rizespor në Turqi ka qëlluar një lëvizje tepër e zgjuar për Qazim Laçin, i cili deri më tani ka treguar një rendiment të lartë tek skuadra e tij duke u bërë protagonist, ndeshje pas ndeshje.

Goli i barazimit në sfidën e fundit në kampionat përballë Gaziantep në shtëpi, ishte dhe momenti që i hapi rrugë klubit turk për të marrë fitoren përmes Ali Sowe që shënoi në minutat e fundit të takimit për tri pikët e radhës. 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka padiskutim një meritë shumë të madhe për pozicionin që po mban aktualisht Rizespor. Të ndodhur në vendin e 8-të me 36 pikë në 29 javë, qëllimi i klubit është që të qëndrojë këtë sezon në elitë, pasi shanset për një vend në kupat e Europës janë reduktuar ndjeshëm. 

6 golat e shënuar dhe 8 shërbimet për shokët e skuadrës në 27 ndeshje ku është paraqitur, janë një aspekt që tregon shumë se sa vendimtar është treguar Laçi kur është thirrur në detyrë nga trajneri Ucak Recep.

Deri në përfundimin e sezonit të rregullt kanë mbetur edhe 5 javë për t'u luajtur, ndaj 30-vjeçari ka ende mundësi të përmirësojë statistikat e tij personale për të dominuar në Turqi me shpërthimet e tij. 

 

Poll

Lexo gjithashtu