Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në fushë për “Final Four” dhe mbijetesën, Partizani i ka në “xhep” 3 pikët përballë Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
Në fushë për “Final Four” dhe mbijetesën,
Partizani-Bylis

Partizani dhe Bylis do të përballen këtë të dielë në kuadër të javës së 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 19:00.

Një duel delikat për të dyja ekipet, për shkak se kanë objektiva, pavarësisht se të ndryshëm. Mirëpo, e shkuara “favorizon” të kuqtë, të cilët janë superiorë përballë ballshiotëve.

Në 26 ndeshje që janë përballur, Partizani ka triumfuar plotë 13 herë. Në krahun tjetër Bylis ka fituar 7 prej tyre, ndërsa 6 ndeshje janë mbyllur në baraspeshë totale.

Pritet të shihet të dielën nëse Partizani do të “korrë” 3 pikët për Final Four, apo Bylis do të marrë maksimumin për misionin e mbijetesës në elitën e futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu