Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja e bujshme kundër Partizanit lë me “pasoja” Elbasanin, verdheblutë të “dërrmuar” para Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e bujshme kundër Partizanit lë me “pasoja”
Elbasani

Elbasani i drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenovic mori fitore të bujshme kundër Partizanit, për mënyrën se si shkoi loja. Edhe pse ata u gjendën në inferioritet numerik pas 21 minutash, sërish ia dolën të mposhtnin 3 – 0 “Demat e Kuq”.

Në prag të përballjes me Teutën, e vlefshme për javën e 32-të të Superiore, “timonieri” Gvozdenovic duhet të bëjë pa 5 lojtar mjaft të rëndësishëm. Përveç Bruno Lulaj dhe Martin Janacek që vijojnë të jenë të dëmtuar, Emiljano Musta, Xhonatan Lajthia dhe Arsen Kasa, nuk do kenë mundësi të japin kontributin për shkak të pezullimit nga kartonët.

Musta mori karton të kuq karshi Partizanit, kurse Kasa e Lajthia plotësuan numrin e të verdhëve. Këto mungesa, janë “goditje” për ekipin elbasanas, futbollistë me “peshë”, aq me tepër kur diferenca me Vllazninë kryesuese është 3 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe 5 javë nga mbyllja e sezonit të rregullt.          

Poll

Lexo gjithashtu