Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

HISTORIKE/ Në garë për t'u ngjitur në Superligë, Vëllaznimi bashkon "forcat" me klubin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE/ Në garë për t'u ngjitur në Superligë,
©kfvellazenimi , Fiorentina dhe Vëllaznmi

Vëllaznimi dhe Fiorentina kanë bashkuar forcat për një marrëveshje historike që prek nivelin e futbollit në Kosovë.

Parimisht, klubet kanë firmosur një kontratë bashkëpunimi, me fokusin tek zhvillimi i akademisë dhe përgatitja sa më cilësore e trajnerëve dhe grupmoshave të reja, përmes pikave të përcaktuara si më poshtë, ku klubi italian do të organizojë gjithashtu dhe kampin veror (Fiorentina Camp) për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës të integrohen në këtë sport.

Përfitimet janë të mëdha, pasi krahas mundësive të shumta që do të ofrohen nga skuadra vjollcë, të cilat prekin trajnimet më të specializuara në menaxhement, klubi nga Gjakova do të prezantohet me emrin dhe standardet e Viola Camp.

NJOFTIMI I KLUBIT

"Është një nder i madh për ne që KF Vëllaznimi dhe ACF Fiorentina kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për akademitë e tyre.

Kjo marrëveshje është e dedikuar ekskluzivisht për bashkëpunimin ndërmjet dy akademive.

Qëllimi i saj është zhvillimi dhe përmirësimi i punës me grupmoshat e reja. Përmes këtij bashkëpunimi, akademia jonë do të përfitojë nga përvoja dhe metodologjia e akademisë së Fiorentinës dhe, me hapa të sigurt, po e ngrisim klubin tonë në nivele evropiane. Trajnerët tanë do të bashkëpunojnë ngushtë me trajnerët e akademisë së Fiorentinës në programe zhvillimore.

Si pjesë e këtij partneriteti, akademia e KF Vëllaznimi do të brendohet edhe me emrin dhe standardet e Viola Camp.

Nga kjo marrëveshje përfitojmë:

• Së bashku me Fiorentinën ne do të organizojmë Kampin veror për fëmijët (Fiorentina Camp), jo vetëm për klubin tonë, por edhe për të gjithë Kosovën dhe rajonin, duke sjellur në Kosovë përvojat dhe teknikat stërvitore të një prej klubeve më të mëdha Italiane.
• Trajnerët tanë do të ndjekin trajnime në “Rocco B. Commisso Viola Park” në Firence nga trajnerët profesionist dhe shtabi teknik i Akademisë së Fiorentinës.
• Trajnerët dhe grupmoshat e reja do përfitojnë nga vizita dhe trajnime periodike nga stafi trajnerëve të Fiorentinës që do jenë në Gjakovë përgjatë periudha të ndryshme.
• ACF Fiorentina do të organizojë trajnime të specializuara për trajnerët e interesuar nga Kosova dhe rajoni.
• Trajnerët tanë do të ndjekin seminare online të organizuara nga Fiorentina për të përmirësuar metodologjitë e punës, mësuar teknika të avancuara si dhe do kenë akses në arkivin teknik të Fiorentinës, për të shkëmbyer përvojat e fundit.

Ky bashkëpunim synon ngritjen e standardeve të futbollit të të rinjve dhe të rejave, jo vetëm në qytetin e Gjakovës, por edhe më gjerë.

#ForcaVëllaznimi"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vëllaznimi (@kfvellaznimi)

Poll

Lexo gjithashtu