Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga dueli në “Elbasan Arena” te derbi po në Elbasan, java e fundit e fazës së 3-të premton SPEKTAKËL (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga dueli në “Elbasan Arena” te derbi po në Elbasan, java
Kategoria Superiore

Pas çerekfinales së Kupës së Shqipërisë tashmë ekipet do të luajnë në kuadër të Superiores. Duele mjaft të rëndësishme janë në program për t’u zhvilluar në fundjavë.

Saktësisht java e 27-të e kampionatit do të luhet të shtunë dhe të dielë. Tashmë ndeshjet do të luhen me një orar të ri. Nuk do të zhvillohen më sfidat në orën 13:30, por në orën 14:00. Më 1 mars do të duelojnë mes tyre Laçi – Vllaznia në orën 14:00,  ndërsa në orën 17:00 do të sfidohen Elbasani – Partizani, takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë ditën e dielë, më 2 mars do të luhen 3 sfidat e tjera. Bylisi do të presë Skënderbeun në orën 14:00 në “Adush Muçaa”, ndërsa Egnatia do të presë Teutën në orën 17:00 në “Egnatia Arena”.

Paralelisht me këtë të fundit do të luhet edhe derbi mes Tiranës e Dinamos. Përballje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

JAVA E 27-TË E SUPERIORES

E shtunë, 1 mars

Laçi – Vllaznia, ora 14:00

Elbasani – Partizani, ora 17:00

E diel, 2 mars

Bylis – Skënderbeu, ora 14:00

Tirana – Dinamo, ora 17:00

Egnatia – Teuta, ora 17:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga