
Kategoria e Pare
Ditën e sotme në Kategorinë e Parë do të luhet një sfidë shume e rëndësishme e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit. Në orën 15:00 do të luhet në Peshkopi ku Korabi pret Luzin.
Një sfidë delikate për vendasit që kërkojnë domosdoshmërisht fitoren për të siguruar edhe matematikisht një vend në “Play-Off”. Ndërkohë nga krahu tjetër kavajasit ndodhen në vendin e 11-të.
Miqtë gjithashtu kanë shumë të rëndësishme fitoren , pasi këerkojnë të tentojnë deri në fund një vend në “Play-Out”, teksa janë vetëm 3 pikë larg Kastriotit të vendit të 10-të.
Poll