
LAÇI – VLLAZNIA 2 - 2 (Myrta 10', Tresa 25'/ Coba 55', Mensah 62')
Ndeshja:
Është mbyllur me 4 gola dueli mes Laçit dhe Vllaznisë. Ekipet nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre.
Fillimisht ishte Laçi që kaloi në avantazh me anë të Myrtas në minutën e 10-të, ndërsa tresa nga pika e bardhë e penalltisë do të dyfishonte shifrat në minutën e 25-të.
Me rezultatin 2-0 do të mbyllej edhe pjesa e parë, teksa 45 minutat e dyta do të flisnin për shkodranët, të cilët ia dolën të gjenin golat. Fillimisht ishte Çoba në minutën e 55-të që do të rihapte sfidën, ndërsa për të vendosur baraspeshën mendoi Mensah në minutën e 63-të.
Minutat e mbetura do të ishin edhe më të luftuar, por asnjëra prej ekipeve nuk ia doli të gjente rrugë e rrjetës për të siguruar 3 pikët. Kështu skuadrat ndajnë nga 1 pikë në kuadër të javës së 27-të të kampionatit.
Superiore: Java e 27-të
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Kreshnik Barjamaj
Formacionet zyrtare:
Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian. Trajner: Francesko Moriero
Vllaznia: Jukaj, Çoba, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Sala, Krymi, Deliu, Mala, Balaj, Dodaj. Trajner: Tomas Brdaric
LIVE:
90+3'- Mbyllet 2-2 dueli mes Lacit dhe Vllaznise.
62'- Spektakel ne Lac. Vllaznia barazon shifrat me Menhah. Mala kroson nga goditja e kendit, me Mensah qe gjuan me koke dhe mposht Mollan.
55'- Vllanzia rihap sfiden, Coba gjen golin dhe ngushton rezultatin.
46'- Nis pjesa e dyte.
45+3'- Mbyllet pjesa e pare. Laci udheheq 2-0 ndaj Vllaznise.
25'- Penalltine e merr persiper Ledio Tresa. Ky i fundit tregohet i sakte dhe con shifrat ne 2-0.
24'- Myrta niset ne kundersulm dhe rrezohet ne zone nga Melos Bajrami. Kreshnik Bajrami nuk ka dyshime dhe jep 11 metersh per Lacin.
15'- Vllaznia provon nga goditja e denimit, por topi shkon siper portes se Mollas.
10'- Laçi niset ne kundersulm me Tresan, i cili pason për Myrtan dhe ky i fundit kalon në avantazh kurbinasit.
1’- Starton sfida në Laç, ekipet në kërkim të fitores.