David Atanaskoski nuk është më lojtar i Partizanit, me mbrojtësin që zyrtarizoi largimin e tij nga të kuqtë. Tashmë vendi i tij është i lirë dhe tifozët kanë nisur të “ëndërrojnë”.
Një emër potencial dhe kandidat kryesorë për të zëvendësuar maqedonasin është Lorenc Trashi. Ky i fundit aktualisht është pjesë e Ballkanit, teksa ka kontratë edhe 1 vit me kampionët e Kosovës.
Pavarësisht kësaj, një rikthim i mundshëm i gramshiotit në kryeqytet mund të ndodhë. Në fakt vetë 32-vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë se do të dëshironte të rikthehej edhe një herë “dem”, pasi me fanellën e kuqe ia ka dalë të zhvillojë sezonet më të mira në karrierën e tij futbollistike.
Mbrojtësi është një idhull i tifozëve të Partizanit, të cilët padiksutim do ta dëshironin rikthimin e tij në kryeqytet, ku eksperienca e tij do t’i ndihmonte akoma më shumë të kuqtë si në kompeticionet europiane ashtu edhe për sezonin e ri.
32-vjeçari ishte një nga liderat e kryeqyetasve në sezonin 2018-2019, vit kur Partizani fitoi titullin kampion. Ndërsa në sezonin 2019-2020 ia doli të fitonte edhe Superkupën e Shqipërisë me fanellën e kuqe.