
Tirana fitoi ndja Kukësit 1-0 në sfidën e javës së 31-të të Superiorës. Kristal Abazaj ishte vendimtar me golin e tij.
Sulmnuesi pas ndeshjes do të shfaqej shumë i lumtur, ndërsa do të theksonte se kjo fitore i ka dhënë fund krizës psikologjike në të cilën ndodhej skuadra. Gjithashtu Abazaj do të deklaronte se ndeshje të mira do të vijnë, ndërsa kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.
“Normalisht siç e pamë të gjithë dhe Kukësi me meritë në rrezikoi. Na vunë në vështirësi, por për fatin e mirë morën 3 pikët.
Ekipi ka kualitet, por besoj se ishte psikologjike dhe momentale. Nuk e kuptoj akoma këtë situatë. Kjo fitore është një kthesë për ne.
Final 4? Kjo fitore do të ndryshojë atmosferën në ekip. Nuk kemi pasur presion , por thjeshtë jemi rënduar psikologjikisht, shpresoj ta kemi kaluar.
Rasti i humbur? Ishte fragment sekondi. Edhe nëse do të ishte gol, festa do të ishte ndalur se isha pozicion jashtë loje.
A duhet të besojnë tifozët se Tirana fiton titullin? Lojtarët janë dhe kjo na bën optimisht. Tifozët duhet të besojnë dhe ekipi ka nevojë për mbështetjen se ndeshje të mira do tëq vijnë.
Çfarë diksutuat në dhomat e zhveshjes? Të gjithë ishin të kënaqur dhe festuam pak në dhomat e zhveshjes”.