Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vedat Muriqi kryeson listën, zbuloni 10 lojtarët shqiptar më të paguar

Shkruar nga NEWSPORT
Vedat Muriqi kryeson listën, zbuloni 10 lojtarët shqiptar më

Lojtarët shqiptar sa vijnë dhe po spikasin më shumë në Europë. Shumë prej tyre luajnë në 5 ligat kryesore të Europës, ku mbajnë pozicionet e titullarit.

Newsport.al ka përpiluar një listë, kombinuar me pagën bruto të 10 lojtarëve më të paguar shqiptar. 3 prej tyre janë nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa 7 të tjerët luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Çfarë bie tjetër në sy është se gjysma e tyre luajnë në kampionatin italian. Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë kryeson këtë listë me një pagë rreth 4.5 milionë euro.

3 mbrojtës që luajnë në Seria A vazhdojnë këtë listë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Kumbullën dhe Rrahmani. Mjaft të paguar janë më pas dhe Muçi me Rashicën në Turqi. Të dy lojtarët kanë firmosur për 3 milionë euro në sezon.

Lista e mëposhtme mbyllet me 4 lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për Brojën, Ismajlin, Bajramin dhe Strakoshën që kanë nën kontratë më shumë se 1.5 milionë euro.

Lista e 10 lojtarëve shqiptar më të paguar:

  1. Vedat Muriqi – Mallorca €4,580,000
  2. Elseid Hysaj – Lazio €3,700,000
  3. Marash Kumbulla – Roma/Sassuolo €3,330,000
  4. Amir Rrahmani – Napoli €3,210,000
  5. Ernest Muçi – Besiktas €3,000,000
  6. Milot Rashica – Besiktas €3,000,000
  7. Armando Broja – Chelsea/Fulham €2,430,000
  8. Ardian Ismajli – Empoli €1,670,000
  9. Nedim Bajrami – Sassuolo €1,540,000
  10. Thomas Strakosha – Brentford €1,520,000

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga