
Ndërkohë që në rrugët e Francës festohej fitorja e kroatëve dhe turqve, një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën. Ai ka qenë duke drejtuar motorrin e tij në momentin që është përplasur me një kolonë të makinave të tifozëve.
Në rrethana të paqarta ai ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një nga makinat që gjendeshin të parkuara në anë të rrugës. Në këtë mënyrë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Bernës Ramona Mock .
Festimet e tifozëve shpeshherë bëhen të rrezikshme pasi ata në eufori e sipër nuk kujdesen për të ruajtur sigurinë minimale të tyre. Shpeshherë gjatë festimeve ata dalin në dritaret e makinave me xhama të hapur, dhe në çdo moment mund të përfshihen në lëndime.