Humbja në mes të Polonisë, ende “djeg” te Kombëtarja dhe tifozët. Nedim Bajrami i kishte të gjitha mundësit për t’i dërguar shifrat në 2 – 0 për Shqipërinë në pjesën e dytë, teksa iu dha mundësi me portën praktikisht të boshatisur, pasi portieri i polakëv dhe mbrojtësit rivalë ishin në lëvizje, pra jo pozicional.
Kritikat për atë rast të shpërdoruar nuk munguan karshi lojtarit me tipare ofensive. Për të zbuluar gjendjen emocionale të Bajramit, ka menduar mbrojtësi i Dinamos Naser Aliji.
Ky i fundit, përmes një “story” në “Instagram”, shihet duke shtërnguar dorën me Nedim Bajramin nga stërvitja, ndërsa të dy evidentohte të qeshur. Duket se për lojtarin e Rangers, ka kaluar “drama” kundër Polonisë dhe është gati për miqësoren e sotme karshi Ukrainës.
