Shkodran Mustafi, lojtari i përfaqsueses Gjermane, i ka uruar fat Kombëtares Shqiptare. Kuqezinjtë po luajnë ndeshjen ndaj Francës në fazën e dytë të Grupit A në Euro 2016.
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve shumë fat në lojën kundër Francës. Vetëm përpara Shqipëri. Sigurisht do ta shikoj këtë ndeshje. I uroj miqve të mi shqiptarë më të mirat për ndeshjen ndaj Francës”, ka shkruar lojtari në facebook.