Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Unë mund të luaj kudo në repartin e sulmit", Ernest Muçi: Të largohem nga Legia? Është detyrë e...

Shkruar nga NEWSPORT
"Unë mund të luaj kudo në repartin e sulmit", Ernest

Ernest Muçi mori vëmendjen kryesore, jo vetëm në Poloni por edhe në Europë. Në ndeshjen përballë Aston Villas, shqiptari shënoi dy gola në fitoren e Legias 3-2.

Pas kësaj super paraqitje që Muçi bëri në atë ndeshje, ai dha një intervistë për mediat polake ku u shpreh shumë i lumtur dhe tregon për urimet që ai mori.

“Pas paraqitjes ndaj Aston Villas, mora shumë mesazhe dhe shumë urime. Njerëzit ishin vërtetë krenarë për mua dhe ekipin sepse arritëm një fitore historike. Jam shumë i lumtur, ashtu si Varshava. Ne gjithashtu fituam një ndeshje të rëndësishme të dielën, e cila nuk ishte aq e lehtë. Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, me Pogon në Szczecin”, u shpreh sulmesi i Kombëtares shqiptare.

-Është e vërtetë që Ernest Muçi nuk do të shitet?

“Nuk e di është detyrë e Jacek Zielinskit. Unë fokusohem në atë që po ndodh në fushë dhe drejtori sportiv kujdeset për pjesën tjetër”, u përgjigj në lidhje me këtë pyetje Muçi.

“Josue më ndihmon shumë, më motivon. Ai është një lojtar i madh shumë i rëndësishëm për ne. Është e rëndësishme të kesh një mik që të mbështet në këtë mënyrë. Mësoj shumë prej tij edhe në fushë. Është e gjitha bashkëpunim”, tha më tej ish-sulmuesi i Tiranës.

-Si ndodh që jam aq i shpejtë me topin siç je dhe kur ecën pa top?

“Është efekt i stërvitjes, por edhe një dhuratë me të cilën kam lindur. Më vjen mirë që mund ta tregoj para një publiku të tillë, në një klub kaq të madh. Jam shumë kurioz se si do të zhvillohet sezoni aktual, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, shprehet lojtari i Legias.

-Pozicioni i preferuar në fushë?

“Në fakt, unë mund të luaj si sulmues, si numër dhjetë, si 9 false dhe gjithashtu si anësor. Thjesht më pëlqen të jem një lojtar sulmues që i jep skuadrës sa më shumë që të jetë e mundur”, mbylli fjalën e tij 22-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga