Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ultimatum” te Flamurtari, drejtuesit duan kreun

Shkruar nga NEWSPORT
“Ultimatum” te Flamurtari, drejtuesit duan kreun

Flamurtari është një prej ekipeve që këtë sezon shihet si favorite për të siguruar ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Aktualisht vlonjatët janë në vendin e 5-të me 12 pikë pas 7 ndeshjesh.

Ndeshja e radhë në kampionat do të jetë ndaj Elbasanit në stadiumin “Flamurtari”. Një sfidë ku kuqezinjtë do të synojnë vetëm fitoren për t’iu afruar akoma më shumë kreut të klasifikimit. Drejtuesit nuk janë të kënaqur aspak me paraqitjen e skuadrës dhe pozicionimin e tyre dhe nga shtypi i shkruar bëhet me dije se i është vendosur “ultimatum” ekipit.

Drejtuesit duan dy fitore rresht në kampionat. E para duhet të jetë ndaj Elbasanit dhe e dyta ndja Burrelit. Rezultate këto që do të ndihmonin skuadrën në ngjitjej në klasifikim. Nëse skuadar nuk arrin të sigurojë 6 pikë në këto dy takime atëherë një “tërmet” i madh pritet të ndodhë në Vlorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga