
Sergio Ramos - Real Madrid, tanimë nuk duket më si ato dashuritë e përjetshme. Lajme të reja vijnë nga Spanja ku raportohet se drejtuesit madrilenë janë në dyshim për t'i rinovuar kontratën sipas kushteve të tij. Ai është në marrëveshje me Realin deri në fund të sezonit futbollistik dhe më pas del lojtar i lirë.
Siç raporton "AS" në këto kushte po tenton të përfitojë Paris Saint Germain. Francezët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për shtatlartin nga e cila do të përfitojë plot 20 milionë euro në sezon. Aktualisht shtatlarti i prapavijë paguhet me 12 milionë euro në vit te Real Madrid, ku drejtuesit madrilenë po tentojnë t'ia ulin nëse do të arrihet konsensusi për rinovim.
Poll