
Ulërima e paparë në golin e Traustason ndaj Austrisë i ka kushtuar vendin e punës telekronistit islandez, Gudmundur Benediktsson. Reykjavik e ka pushuar nga puna e menaxherit, por pak punë prish, sepse islandezi është bërë tashmë mbret në web për gëzimin jashtë kontrollit në golin, që solli kalimin në 1/8-at. Gjithsesi, telekronisti do të jetë në vendin e tij, në koment gjatë ndeshjes së mbrëmjes me Anglinë. Gudmundur Benediktsson, ish-sulmues i Kombëtares së Islandës, përveç telekronistit, punonte edhe si asistent manaxher për KR Reykjavik.
Poll