Irani nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Njoftimi ka ardhur nga Ministri i sportit Ahmad Doyanmali, i cili ka konfirmuar njëherë e mirë pozicionin e këtij shteti, nisur dhe nga situata e vështirë e luftës në Iran. Madje, ministri ka sulmuar hapur dhe vetë Amerikën, si përgjegjësen kryesore.
“Duke marrë parasysh se kjo qeveri e korruptuar ka vrarë udhëheqësin tonë, nuk ekzistojnë kushtet sipas të cilave ne mund të marrim pjesë në Kupën e Botës. U jemi nënshtruar dy luftërave në tetë ose nëntë muaj dhe disa mijëra qytetarë tanë janë vrarë. Prandaj, për këto arsye, ne nuk kemi mundësi të marrim pjesë në këtë mënyrë”, deklaroi Doyanmali.
Kjo përgjigje nga ana e zyrtarit iranian, vjen pas takimit që presidenti Infantino mbajti me Donald Trump, ku ky i fundit i siguroi se Kombëtarja iraniane është e mirëpritur të marrë pjesë në garën e Botërorit.
