Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dhënë një lajm të madh për Kombëtaren e Iranit, pak muaj larg nisjes së Kupës së Botës 2026.
Në një takim të mbajtur me homologun e tij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Infantino siguroi këtë skuadër se nuk kërcënohet nga situata e tensionuar e luftës që po ndodh momentalisht në vend.
“U takova me Presidentin Trump për të diskutuar mbi statusin e përgatitjeve për Botërorin që po vjen dhe emocionet po shtohen pasi do të startojmë pas vetëm 93 ditësh.
Folëm gjithashtu për situatën aktuale në Iran dhe në fakt kjo Kombëtare është tashmë e kualifikuar për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.
Gjatë këtij diskutimi, Trump përsëriti se skuadra e Iranit, padiskutim, është e mirëpritur të konkurrojë në Shtetet e Bashkuara.
Ne të gjithë duam që në ngjarje sportive si Kupa e Botës t’i sjellim njerëzit më afër dhe për këtë dua të falenderoj presidentin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tij, i cili tregoi edhe njëherë që Futbolli bën bashkë Botën”, ka shkruar në X, kreu i FIFA-s.
FIFA President Gianni Infantino:
— FIFA Media (@fifamedia) March 11, 2026
"This evening, I met with the President of the ???????? United States, Donald J. Trump to discuss the status of preparations for the upcoming FIFA World Cup, and the growing excitement as we are set to kick off in just 93 days.
"We also spoke about…
