Lufta dhe kaosi në Iran, ka detyruar klubet e këtij shteti që t’i japin leje futbollistëve të largohen përkohësisht, derisa të ketë një stabilitet.
Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani, para pak ditësh u shpreh se do të stërvitet me Partizanin, ndërsa ekziston edhe mundësi për të vëshur sërish fanelën e kuq të kryqeyetasve, nëse lufta dhe pasiguria zgjat në Iran.
Por Asani nuk është i vetmi, një tjetër emër që ka spikatur në Superiore dhe bën pjesë në ligën iraniane te klubi i Tractor është sulmuesi Regi Lushkaj.
Edhe në këtë rast, Lushkaj mund t’i bashkohet Egntias, nëse klubi aktual miraton lejen për të ruajtur formën e futbollistit deri në një moment të dytë. Gjithçka do të varet nga ecuria e ngjarjeve në Iran, ndërsa nuk ka një “kornizë” të qartë se çfarë mund të ndodh, aty ku dinamikat ndryshojnë me orë.
