Vllaznia ishte një nga 4 ekipet shqiptare që mori pjesë në garat europiane këtë sezon, por për fatin e tyre të keq gjithçka përfundoi shumë shpejt.
Shkodranët luajtën ndaj Linfield, teksa u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-2. Në sfidën e zhvilluar në “Loro Borici” kuqeblutë fituan me rezultatin 1-0 me tifozët që ishin në mbështetje të skuadrës së tyre.
Por ndezja e disa fishekzjarrëvve në fund të sfidës ka bërë që UEFA të gjobitë Vllazninë. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka vendosur të gjobisë shkodranët me 4500 euro. Kuqeblutë duhet të paguajnë këtë gjobë brenda 90 ditëve, që nga dita kur kanë marrë njoftimin.
Poll