
Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.
Interesimet për biletat e këtyre tre ndeshjeve që do të luhen në qershor kanë nisur që tani. Tifozët kanë “vërshuar” drejt website-ve të FSHF-së dhe UEFA-s për bileta, por këta të fundit kanë dalë me një njoftim zyrtar.
“Të gjithë këto bileta do të shpërndahen në përputhje me mënyrën se si çdo federatë përkatëse dëshiron t’u shesë biletat tifozëve të vet. Më shumë informacione mund të gjendet duke klikuar flamujt e skuadrave në EURO2024.com/tickets. Tifozët që nuk përmbushin kriterin e vendosur nga federata e tyre përkatëse, apo që nuk mbështetin një skuadër specifike, inkurajohen të aplikojnë nga tani e tutje, deri më 12 dhjetor, nëpërmjet një tjetër lotarie publike në EURO2024.com/tickets”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.