
Kastriot Dermaku është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që luan për Lecce në Serie A. Lecce po luan në këto momente me Udinesen dhe në minutën e 57’ në fushën e takimit ka hyrë mbrojtësi shqiptar që zëvëndësoi Umtiti të dëmtuar. Dermaku rikthehej në fushë ne blertë pas disa muajsh mungesë por fatkeqësisht, asgjë nuk shkoi sic e dëshironte ai.
Në minutën e 86’ Dermaku u shtri në fushë teksa nuk ja doli të mposhtë dhimbjet që iu rikthyen përsëri dhe u largua nga fusha duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Shqiptari 30 vjecar projektohej si titullar këtë sezon por dëmtimi i pësuar ka hedhur poshtë çdo gjë.
Poll