
Manchester United humbi përballë Copenhagen më shifrat 3-4, takim i vlefshëm për Champions League. Një duel ku “Djajtë” pavarësisht se ishin në avantazh të dyfishtë nuk ia dolën të fitonin duke u surprizuar nga kundërshtarët.
Pas kësaj disfate Erik ten Hag do të fliste për mediat, ndërsa do të theksonte se arbitri i ndeshjes nuk kishte asnjë lidhje me futbollin.
“Ai karton i kuq dhe mënyra se si u gjykua kjo ndeshje, nuk ka të bëjë fare me futbollin. Në golin e parë të Copenhagen një lojtar i tyre qëndronte para Onanës dhe ai gol duhej anuluar për pozicion jashtë loje. Kjo ndeshje nuk duhej të shkonte në këtë mënyrë, nuk ka lidhje me futbollin. Jam dakord që arbitrat duhet të marrin vendime të vështira në fushë dhe mund të gabojnë, por jo në këtë mënyrë. Më mbetet vetëm të marr më të mirat e ndeshjes, më pëlqeu fakti që edhe me 10 lojtarë sërish ishim në kontroll të lojës. Sjellja e skuadrës në fushë ishte e shkëlqyer, nuk mund t’i bëj asnjë kritikë ekipit”, u shpreh Ten Hag.
Rruga për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion vështirësohet, pasi anglezët mbajnë vendin e fundit në grup dhe në dyy sfidat e mbetura do të luajnë ndaj galatasarayt në tarnsfertë dhe do të presin Bayern Munich në “Old Trafford”. Sfida këto ku kërkohet maksimumi i pikëve.