Gjermania ka triumfuar në transfertë përballë SHBA-ve, në një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Soldier Field” të Chicagos, përfundoi me shifrat 1-2.
Miqtë e gjetën rrugën e rrjetës me Kai Havertz që në minutën e dytë. Ndërkohë që organizatorët e Botërorit 2026, së bashku me Kandanë dhe Meksikën, shënuan golin e barazimit në të 37-tën.
Për të mbyllur këtë ndeshje, ishte Leroy Sane ai që tundi rrjetën në minutën e 57-të, falë një asisti të Kai Havertz. Kështu, skuadra e Julian Nagelsmann jep sinjale pozitive, duke fituar edhe miqësoren e dytë, pas triumfit 4-0 përballë Finalndës disa ditë më parë.
Kujtojmë që Gjermania do të militojë në Grupin E të Kupës së Botës. Aty, “panzerat” ndodhen së bashku me Curacao, Bregun e Flidishtë dhe përfaqësuesen e Ekuadorit.
Goli i Leroy Sane (SHBA 1-2 Gjermani)
