Anthony Martial pritet të jetë sërish futbollist i lirë në këtë merkato, pasi sulmuesi ka prishur me konsensur kontratën me klubin meksikan, Rayados.
Palët kanë zgjedhur të ndërpresin rrugëtimin e tyre me mirëkuptim, duke bërë që francezi të kthehet sërish në okazion për klubet e tjera europiane që mund të kenë interes për ta afruar.
Martial kujtohet për kalimin e tij nga Monaco te Manchester United për shifrën rekord prej 35 milion eurosh dhe asokohe konsiderohej një prej talentëve më të spikatur të momentit. Megjithatë, 30-vjeçari nuk ia doli t’i përmbushë këto pritshmëri duke u transferuar në Spanjë te Sevilla, për t’u rithyer përsëri te “Djajtë e Kuq”.
Eksperiencat e tij të fundit janë në Superligën greke me AEK dhe ajo me Monterreyn.
