Dita e sotme ka sjellë ndryshime të mëdha në kampin e Fenerbahces. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Aziz Yildirim është shpallur fitues, duke marrë drejtimin e klubit.
Lëvizja e parë dhe ndoshta më e bujshmja në tregun e transferimeve është lajmi se Fenerbahce është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për rikthimin e sulmuesit Vedat Muriqi. Gazetari për çështjet e merkatos Fabrizio Romano, bën me dije se palët janë në fazën finale të negociatave.
Nga ana tjetër, humbja e kandidatit Hakan Safi në këto zgjedhje ka shuar ëndrrat e tifozëve për disa emra të bujshëm që ishin premtuar në fushatën e tij. Transferimet e planifikuara për superyje si Robert Lewandowski, Mason Greenwood, Hakan Çalhanoglu, Merih Demiral dhe Luis Suarez nuk do të realizohen, pasi projekti i Safit nuk do të gjejë zbatim pas rezultatit të votimeve.
View this post on Instagram
