
Trajneri më i paguar i Euro 2016 jep dorëheqjen. Humbja ndaj Islandës dhe mossigurimi i një vendi në 1/8 e më të mirave të Europës ka detyruar trajnerin e Anglisë të japë dorëheqjen. Roy Hodsgon e ka pranuar pjesën e tij të fajit në dështimin e Anglisë dhe ka vendosur menjëherë të japë dorëheqjen.
Ai e ka njoftuar vendimin në konferencën për mediat të mbajtur pas ndeshjes. Tekniku dhe portieri Hart ishin dy nga të akuzuarit kryesorë nga tifozët për dështimin e djeshëm.
“Kontrata ime do të përfundonte pas Europianit. Tani ka ardhur koha që dikush tjetër të vazhdojë punën me këtë skuadër”, ka deklaruar tekniku.
Edhe pse ka qenë trajneri më i paguar i këtij Europiani dhe me një organikë në skuadër për tu pasur zili,tekniku anglez dështoi për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm.
Humbja e Anglisë sjell jo vetëm reagimin e mediave por edhe ish-futbollistëve anglezë ku njëri prej tyre ka qenë Gary Lineker. Ai ka qenë i zhgënjyer për lojën e Anglisë dhe humbjen teksa u shpreh se ata u mposhtën nga një vend që ka më shumë vullkane sesa futbollistë.