Një takim është mbajtur sot mes presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Fokusi i këtij takimi ishte organizimi i kampionatit europian për moshat U-21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi si dy shtetet fituese të konkursit të shpallur nga UEFA, si dhe Ligji i ri për Donacionet dhe Sponsorizimet për të ndihmuar klubet shqiptare.
Gonxhja u shpreh se ky takim shërben për ndërmarrjen e nismave të rëndësishme dhe domethënëse në shërbim të sportit e në veçanti të zhvillimit cilësor të futbollit shqiptar.
POSTIMI:
"Takimi me Presidentin e FSHF, z. Armand Duka, të cilin e uruam edhe nga afër për mandatin e ri, sëbashku me ekipin teknik për të folur për disa çështje me prioritet për futbollin dhe angazhimet që kemi ndërmarrë. U koordinuam mbi eventin e Kampionatit Europian U-21, Serbi & Shqipëri, Qershor 2027 si edhe saktësuam qendrimet mbi draftin e Ligjit të ri të Donacioneve dhe Sponsorizimeve që pas mbarimit të konsultimit publik do të futet në rendin e shqyrtimit në qeveri dhe parlament, si një nga nismat politike më dinamike dhe domethënëse në ndihmë të artit, kulturës dhe sportit e në veçanti të zhvillimit cilësor të futbollit shqiptar! Kënaqësi që na u bashkua në takim edhe Blendi Fevziu, gazetar e publicist i mirënjohur, tashmë edhe si anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, zgjedhur në zgjedhjet e fundit."
View this post on Instagram
