Në prag të ndeshjes me Bayernin në Champions, Vinicius Junior është pyetur edhe për çështjen e racizmit, fenomen i cili është përsëritur shpesh kohëve të fundit, sidomos në Spanjë.
Lamine Yamal ishte ai që e ndjeu së fundmi presionin e fyerjeve në stadium në ndeshjen me Atletico Madrid, duke kërkuar pas ndeshjes që këto gjëra të ndalojnë njëherë e mirë.
Fjalët e tij janë parë si "shërim" për sulmuesin e Realit i cili e mbështeti rivalin e tij duke thënë se është për t'u vlerësuar fakti që 18-vjeçari ka folur dhe se kjo mund t'i ndihmojë të tjerët të mbajnë të njëjtin qëndrim.
"Ndodh shumë dhe shpresoj që së bashku të vazhdojmë ta luftojnë. Shumë mirë që Lamine ka folur; mund t'i ndihmojë të tjerët. Jemi të famshëm, kmi para dhe mund t'i ekuilibrojmë gjërat disi, por ata që janë më të varfër se ne e kanë të pamundur ta bëjnë këtë. Duhet të qënndrojmë bashkë, në mënyrë që lojtarët e rinj të mos provojnë të tilla eksperienca", tha Vinicius.
