Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trukimet në Shqipëri, eksperti i "Federbet" flet për mediat italiane

Shkruar nga NEWSPORT

Përjashtimi i Skënderbeut nga pjesëmarrja në kupat e Europës në këtë sezon për shkak të përfshirjes në manipulim të rezultatit të ndeshjeve ishte vetëm një shenjë e vogël që futbolli shqiptar është i "sëmurë" rëndë nga "kanceri" i këtij sporti.

Në një prononcim për një media italiane, sekretari i Federbet, Françesko Baranka, ka treguar gjerësisht mbi këtë fenomen në futbollin tonë.

[caption id="attachment_19320" align="alignleft" width="300"]skend1 Crusaders - Skënderbeu 3-2, e dyshuar si e trukuar[/caption]

"Problemi i klubit shqiptar të Skënderbeut  është endemik dhe vjen nga larg në kohë. Unë mund të citoj një datë: 14 gusht 2003, raundi i parë kualifikues i Ligës së Europës, kur luante Dinamo e Tiranës me Lokerenin, ndeshje që prodhoi rezultatin 0-4. Po ashtu, ndeshja Vllaznia-Dundee 0-2 është manipuluar pothuajse në të njëjtën kohë. Çështja e trukimit është sigurisht shumë më e gjerë se kaq, ka të bëjë me të gjitha vendet e Europës Lindore", fillon tregimin e tij Baranka.

"Askush nuk guxon të kuotojë shumë Superligën lokale: Ndeshjet e brendshme janë të pabesueshme, edhe kur skuadrat shqiptare shkojnë jashtë vendit, në ndeshje zyrtare apo miqësore, të cilat kombinohen sipas të gjitha ngjyrave", shton sekretari i Federbet.

Sa i përket rastit të Skënderbeut, ai shprehet:

"Ne i gjetëm katër ndeshje të manipuluara: kundër Crusaders dhe Dinamos së Zagrebit në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, më pas edhe ndaj Sporting Lisbonë dhe FC Lokomotiv Moscow, në raundin e grupeve të “Europa League”. Pa harruar ndeshjet e brendshme ndaj Laçit dhe Flamurtarit."

Baranka gjithashtu shprehet se dënimi i vogël ndaj Skënderbeut nuk ka për të rregulluar asgjë në futbollin shqiptar, dhe sipas tij fajet i ka UEFA që ska reaguar prej më shumë se një dekade mbi atë çka ndodh në Shqipëri.

[caption id="attachment_19322" align="alignright" width="300"]din sken Dinamo Zagreb - Skënderbeu 4-1, e dyshuar si e trukuar[/caption]

"Gjëja më e keqe është se UEFA nuk bëri asgjë për një dekadë dhe është nën iluzionin se e ka zgjidhur çështjen me këtë skualifikim të vogël. Problemi nuk është Skënderbeu, por futbolli shqiptar dhe çfarë qëndron pas tij", sqaron eksperti i hetimit të basteve.

Ai për më tepër tregon se edhe këtë sezon në Europë klubi shqiptar i Teutës trukoi takimin ndaj Kairat Almatit.

"Ndërsa Skënderbeu u pezullua nga Liga e Kampionëve, javën e kaluar Teuta luajti në “Europa League” kundër kazakëve të Almaty. Nuk ka dyshim se kjo ndeshje ishte jo e vërtetë. Absolutisht: kuotat e basteve ishin mbi 3.5 për një rezultat 5-0, të kombinuar me shënimin e tre golave në gjysmëorën e fundit", përfundon Baranka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga