Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pasi është mësuar se është ndarë nga jeta presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare. Lajmin konfirmohet nga mediet vendase, të cilat shkruajnë se gjendja e Vokrrit është përkeqësuar mëngjesin e sotëm në momentin që gjendej në një nga lokalet e Prishtinës.
Nga aty, në moment është nisur me urgjencë në spital pa mundur t'ia dalë, duke u ndarë nga jeta në mënyrë të parakoshme. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit por edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, teksa bëhet e ditur që një sulm në zemër i ka marrë jetën kreut të FFK-së. Me dhimbjen e familjes Vokrri bashkohet edhe redaksia newsport.al duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta.