
Bylisi po vazhdon përgatitjet për dueli me Laçin, takim që do të luhet ditën e diel në “Adush Muça” duke nisur që nga ora 13:00. Një sfidë shumë e rëndësishme për ballshiotët, të cilët prej thuajshe 7 nu ia kanë dalë do të sigurojnë 3 pikët dhe ndaj kurbinasve kanë synimin e vetëm fitoren.
Por për këtë duel nga mbrojtja në sulm janë plot 4 lojtarë që shqetësojnë Arian Bellain dhe që ia kanë prishur planet e formaconit. Stivian Janku ka një të çarë në fytyrë që e ka marrë nga miqësorja me Besën, që e cila mban në ankth stafin teknik.
Xhoele Maçolli është një nga mungesat e sigurta ndaj kurbinasve, pasi mesfushori nuk është riaftësuar akoma nga dëmtimi. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Eskuedinja është dëmtuar dhe në stërvitjen e ditës së djeshme ka munguar. I fundit që i shtohet listës është Antoni Bexhi, i cili gjithashtu ka pëssuar një dëmtim që me shumë gjasa do ta mbajë jashtë fushës së lojës në duelin e së dielës duke detyruar kështu Bellain që të “arnojë” formacionin ndaj kurbinasve.