
Tashme mes Ante Zirkovic dhe Kukësit ka një çështje. Lortari ka akuzuar skuadrën verilindorë për dhunë të ushtruar ndaj tij për prishjen e kontratës, ku gjithashtu sulmuesi kroat kërkon edhe pagat e prapambetura. Aventura e Zirkovic te Kukësi zgjati vetëm pak muaj, edhe pse mes palëve ishte firmosur kontrata e bashkëpunimit deri në vitin 2024.
Sipas shtypit të shkruar sulmuesi kroat ka deklaruar se është dhunuar nga drejtuesit e verilindorëve, ndërsa ka theksuar se në 5 muaj qëndrimi në Tirana ka marrë rrogën e vetëm të një muaji.
“Jam ende në tronditje të asaj që ndodhi të premten në ambientet e klubit. Mendova se një sjellje e tillë, siç kam përjetuar nga drejtuesi i klubit ku kam qenë pjesë, nuk i përket shekullit të 21-të. Thjesht kërkova që të shlyheshin borxhet e mia. Në pesë muajt që kam kaluar në Tiranë kam marrë vetëm një rrogë. Në një moment Lavdrim Gjici ka tentuar të më rrëmbejë celularin nga duart dhe ta thyejë, ndërsa drejtori sportiv, Naim Halili, më ka goditur me grusht në kokë. Në atë moment isha në tronditje dhe stres total dhe thjesht doja të largohesha nga klubi dhe vendi dhe rashë dakord me kushtet e ofruara. Dua të përmend se i jam mirënjohës trajnerit Dobi dhe kapitenit Taipi, sepse ata më trajtuan si njerëz dhe më mbrojtën dhe se gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda”, ka deklaruar për shtypin e shkruar ish-lojtari i Kukësit.
Kujtojmë se Kukësi ka reaguar në lidhje me këtë çështje duke hedhur poshtë çdo akuzë të bërë nga sulmuesi kroat në drejtim të klubit.