
Në një intervistë direkte nga Franca zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit ka njoftuar se aktiviteti stërvitor i Kombëtares Shqiptare do të vazhdojë në pritje të rezultateve të ndeshjeve të tjera.Kombëtarja është rikthyer sot në qëndrëm ‘’Perros Guinec’’ pas ndeshjes së mrekullueshme që na dhuruan mbrëmjen e djeshme në fitoren me Rumaninë.
Avioni me të cilin po kthehej Kombëtarja u detyrua të bënte një ulje të detyruar për shkak të kushteve të vështira të motit dhe rruga drejt qëndrës stërvitore u realizua me autobusë.
Kokona u shpreh se nuk ka asgje për tu shqetësuar dhe se djemtë e Kombëtares tani janë akomoduar në dhomat e hotelit.
‘’Jemi optimistë në shpresën që mund të kalojmë këtë fazë, për momentin jemi në pritje të rezultateve të ndeshjeve të tjera. Deri në momentin që kemi akoma shpresa futbollistët do të vazhdojnë të stërviten rregullisht ‘’, ka shprehur Kokona.