Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“E kam ëndërr”, Ervin Skela i ‘dashuruar’ me stolin kuqezi: Do të vija me biçikletë nga Gjermania, për t’u bërë trajner i Kombëtares!

Shkruar nga NEWSPORT
“E kam ëndërr”, Ervin Skela i ‘dashuruar’ me
Foto ilustruese: Kombëtarja shqiptare - Ervin Skela

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela ka folur së fundmi për FSHF TV, në serinë e reportazheve “Shqiptarët në Europë”. Skela ka treguar se ëndrra e çdo ish-futbollisti kuqezi, është që të bëhen trajnerë.

Ndër të tjera, ish-mesfushori i Shqipërisë, thekson se për të është ëndërr që një ditë të bëhet trajneri i Kombëtares shqiptare. Madje ai tregon edhe “çmendurinë” që do të merrte përsipër, nëse në adresë të tij do të shkonte një ofertë e tillë, duke thënë se do të vinte direkt e me biçikletë nga Gjermania.

“Ëndrra e çdo ish-futbollisti të Kombëtares që pretendon të jetë trajner, nuk diskutohet që është për të qenë një herë trajneri i Kombëtare. Për mua do ishte një ëndërr. Nëse një ditë do më kërkonte kombëtarja e Shqipërisë, për të cilën mendoj se është ende larg, në mënyrë absolute që do pranoja, do vija me biçikletë është një shprehje këtu në Gjermani. Do nisesha që tani, direkt.

Në vitet e fundit si lojtar, ka qenë Agim Zeqo, president i Skënderbeut asokohe, më ka ofruar që të bashkohesha me skuadrën korçare. Po bënin një ekip që donte të shkonte në Champions. Si trajner nuk kam pasur oferta, pasoi njerëzit mendojnë se unë nuk kthehem në Shqipëri, pasi jam në Gjermani e këtu ndihem shumë mirë”, është Ervin Skela.

Poll

Lexo gjithashtu