
Apolonia u mposht në transfertën e vështirë të Elbasanit me rezultatin 3-2. Edhe pse fierakët ishin në avantazh të dyfishtë, nuk arritën ta mbanin diçka të tillë dhe pësuan tre gola.
Pas kësaj humbje të hidhur, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Apolonisë, Yeray Rodriguez.
“Kemi luajtur shumë mirë dhe shumë fort gjatë gjithë ndeshjes, por kishte faulla të tepërta në favor të Elbasanit edhe pse nuk dua të justifikohem. Dolëm para 2-0, por pastaj ndodhën këto fenomenet dhe na barazuan dhe përmbysën ndeshjen. Na u desh të ndërhynim me disa ndërrime taktike, por organizimi i ekipit është më pak mundësi për të bërë ndërrime”, u shpreh trajneri i Apolonisë.
-Objektivat e Apolonisë?
“Duhet t’i shikojmë ndeshjet një nga një dhe të shohim se ku do të arrijmë. Është një ekip i ri”, tha më tej Rodriguez.
-Nuk është hera e parë që nuk keni arritur të menaxhonit rezultatin…
“Nuk dua të justifikohem, por kur fërshëllen faulla pa fund kundër ekipit tonë. Arbitri nuk e menaxhoi mirë lojën dhe kjo gjë e vendosi ekipin në presion”, e mbylli fjalën e tij tekniku i fierakëve.