Tirana luan në transfertë përballë Kastriotit ditën e nesërme në orën 15:00 për javën e katërt të Abissnet Superiore. Trajneri Shehi ka folur për mediat në konferencën e shtypit dhe vlerëson Kastriotin si "macja e zezë" e Tiranës.
-Vitin e kaluar dolët kampion por më Kastriotin patët 2 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim. Si e vlerësoni Kastriotin si skuadër?
Këto janë statistikat, jemi të vetëdijshem për forcën e kundërshtarit, në fushën e tyre i bejnë detyrat mjaft mirë. Na pret një ndeshje e rëndësishme.
Deri tani keni bërë lojra të mira por keni pasur probleme në mbrojtje.
Jemi të kënaqur me lojën në fushë. Skuadra është 50% e re. Lojtarët kanë ardhur vonë dhe nuk kemi pasur shumë kohë për punë ndryshe nga vjet që punuam 3 muaj të plota. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Vendin e Hoxhallarit akoma nuk kemi arritur ta stabilizojmë sepse na ka lënë një boshllëk të madh.
Në Europë u munduam të afrojmë lojtar me karakteristika të tilla pasi është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e lojës nga poshtë. Kemi ndryshuar disa herë dhe herë pas here ka funksionuar, ne do të vazhdojmë të punojmë për stabilizimin e mbrojtjes.
-A keni mungesa lojtarësh?
Hussein stërvitet vecmas ndërsa Limaj po merr formën e tij. Pas Europës qëndroi një muaj jashtë. Tani është bashkuar me grupin dhe sëshpejti do të vij në formë të mirë sëbashku me lojtarët e rinj.
-Në ndeshjet e kaluara keni provuar Hasanin në qendër dhe Ismajlgecin në krah.
Aty kemi ndryshuar përshkak se Patrick dhe Berisha nuk janë pyka të mirëfillta por ne i llogarisim të jenë në majë. Për shkak të formës së tyre fizike, Hasani ka luajtur në qendër. Kur lojtarët e rinj të marrin formën e tyre optimale, Hasani do të marri pozicionin e tij në krah.
-Çështja Shkëndija?
Sot jemi para ndeshjes. Deri me 31 maj jam trajner i Tiranës. E kam të ngulitur në mendje mjaft mirë pasi pas ndeshjeve të Europës kërkoja që të bëhej një ndryshim për të marrë përgjegjësitë e skuadrës edhe pse skuadra çedoi në disa momente edhe për shkak gabimesh nga disa lojtarë por duke qenë trajner mendoj që trajneri duhet të marrë përgjegjësitë përsipër. Nuk është momenti për të folur për këtë pasi fokusi është 100% në ndeshjen nesër.