
Vllaznia ia doli të triumfojë në transfertë ndaj Skënderbeut, me shkdranët që tashmë i afrohen kreut me 2 pikë. Kuqeblutë fituan 1-0 ndaj korçarëve, duke vahduar kështu ecurinë e rezultateve pozitive në këtë sezon.
Por siç duket kjo transfertë i ka lënë me “pasoja”. Skuadra e Qatip Osmanit do të luajë sërish në transfertë, këtë herë për llogaritë e javës së 28-të të Superiores. Do të udhëtojë në Kukës për të sfiduar verilindorët.
Për këtë duel Osmani nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Ardit Krymit, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Në këto kushtë do të jetë i pezulluar dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj verilindorëve.
Poll