Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Transferta e vështirë e Shkodrës, mungesë e madhe për Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta e vështirë e Shkodrës, mungesë e madhe për

Situata te Kukësi ka nisur të ndryshojë për mirë që pas emërimit të Rrahman Hallaçit në krye të pankinës verilindore. Fitorja 2-0 kundër Tiranës ka ndezur entuziazmin me kuksianët që janë gati të japin maksimumin në kampionat për të dalë nga zona e ftohtë.

Të martën, ekipi verilindor do të përballet me Vllazninë në stadiumin "Loro Boriçi", sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Superiore. Një ndeshje mjaft e vështirë ku do të tentohen të merren 3 pikët. Përpos vështirësisë së transfertës, trajneri Rrahman Hallaçi duhet të bëjë llogaritë edhe pa sulmuesin Gabriel Barbosa.

Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë është i detyruar ta ndjekë takimin nga tribuna. Aktualisht Kukësi gjendet në vendin e tetë me 22 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga