
Vllaznia dhe Tirana janë ndeshur në takimin e vlefshmë për javën e 4-të të Superligës së koshit shqiptar. Sfida e cila u zhvillua në pallatin e zbrazët të “Qazim Dervishit” tregon më së miri dhe situatën që po kalon ekipi i Vllaznisë.
Pas sfidës që ndër vite ka qenë një klasike jo vetëm në futboll por dhe në basketboll, ka folur trajneri i Trianës, Erkand Karaj. Mes gëzimit për fitoren e arritur, nuk ka ngurruar t’u bëjë një thirrje të fortë dhe mediave në Shkodër që të reagojnë për ekipin e Vllaznisë.
VLLAZNIA - TIRANA 75-97
Deklarata e Erkand Karaj:
“Është për të ardhur keq që Vllaznia ndodhet në këtë derexhe. Shpresoj që të mos bjerë nga kategoria pasi në këtë situatë të vështirë është ndodhur dhe Tirana por jo deri në këtë fazë. Mendoj që dhe ju si media të bënin pak jehonë dhe të mos e lini ekipin në këtë derexhe. Ne jemi mësuar që Vllaznia të furnizojë ekipet me talente dhe sot të mos ketë lojtarë për vetën e saj nuke di. Shpresoj që të ndryshojë sa më shpejt kjo situatë nivel loje”.