
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli për mediat pas eleminimit të Portugalisë nga Maroku në cerek-finale. Tekniku portugez nuk e fsheh zhgënjimin teksa shprehet se priste të arrinte deri në finale.
“Për ne, për mua, për lojtarët, është një zhgënjim shumë i madh. Skuadra ishte konfidente, e lumtur por në fund nuk ja dolëm. Lojtarët punuan mirë, në pjesën e parë ishim pak pasiv në imagjinatë dhe kreativitet për të çarë murin e Marokut.
Për këtë u përgatitëm, të vinim nga jashtë, brenda me lojtarë kreativ. Përfunduam duke pësuar golin teksa patëm një apo dy raste shënimi. Në pushim folëm për këtë. Duhet të ngjiteshim lart pasi Maroku mbrohej mirë.
Përmirësuam shumë por sidomos në 20 minutat e fundit lojtarët i kapi ankthi dhe shpejtonin për të dërguar topin në zonë kur mund të bënim dicka më shumë. Kjo gjeneratë nuk mbaron këtu, kemi kapacitet për të bërë shumë mirë për futbollin portugez. Sot e treguam. Menduam se do arrinim finalen.”- deklaroi trajneri.