
Prej momentin që u largua nga Kukësi trajneri serb, Mladen Milinkoviç, asgjë nuk ka ndodhur në kampin verilindor. Një heshtje ka pllakosur të gjithë, nuk shihet asgjë lëvizje për merkaton e janarit edhe pse emra lojtarësh kanë qarkulluar.
Lidhur me trajnerin e ri kanë qarkullua shumë emra, por deri më tani asgjë. Zekerija Ramadani, Klodian Duro, Miodrag Vukotiç dhe Mensur Jakupi. Këta janë disa prej emrave që kanë qarkulluar ditët e fundit. Kujtojmë që para pak ditësh vetë klubi verlindor, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje me disa prej emrave të sipërpërmendur.
Nuk dihet se cili është plani i presidentit Safet Gjici, por duke parë se kundërshtarët direkt të Kukësit, si Flamurtari, Partizani dhe të tjerë, kanë bërë zyrtarizimet e futbollistëve të parë në këtë merkato, mund të thuhet se hapi i verlindorëve është i ngadaltë.
Strategjia nga ana e klubit mund të jetë dhe pjesa që marrëveshja me prurjet e reja mund të jetë arritur, por gjithçka mund të konfirmohet ditët të vijim, mbase Gjici këtë herë ka menduar të bëjë surpriza nisur me trajnerin dhe më pas me lojtarët.