Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i TEUTËS zbulon merkaton: Do të vijë një lojtar tjetër, mendojmë dhe për Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i TEUTËS zbulon merkaton: Do të vijë një lojtar

Teuta e kishte ndeshjen në dorë me Laçin, por nuk arriti të administronte si duhet avantazhin 2-0 me kurbinasit.

Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, trajneri i durrsakëve u shpreh i pakënaqur me të tijtë duke mos kursyer as kritikat. Në fjalën e tij tekniku shkodran deklaroi:

“Është e pafalshme të them të drejtën. Bëmë disa gabime foshnjarake. Të fitosh 2-0 dhe të zihesh në kundërsulm. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Lodhja ishte evidente.

Presioni? Ngarkesa e madhe gjatë këtyre ndeshjeve na ka krijuar vështirësi. Nuk po arrijmë të japim maksimumin.

Merkato? Mendoj që do të vijë edhe një lojtar tjetër.

Kampionati dhe Kupa? Normalisht që do të ketë fokus dhe në Kupën e Shqipërisë.

Vetëkënaqësi te skuadra? Nuk mendoj këtë. Pas golit të dytë duhet të ishim më të kujdesshëm. Ndoshta, pas 2-0, menduam se e fituam ndeshjen.

Humbja kur duhet? Kampionati ka filluar fazën e tretë. Normalisht kemi bërë ndeshje të mira dhe t’i harrojmë sa më shpejt humbjet për të ecur përpara.

Menaxhimi? Unë e kam thënë që këta lojtarë janë me karakter. Ka ardhur koha ta tregojnë. Do të luajmë me Erzenin për Kupë dhe me Bylisin. Do të rikthehen edhe lojtarët”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga