Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i Skënderbeut pranon humbjen: Vllaznia ndoshta kampion, e meritoi fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Skënderbeut pranon humbjen: Vllaznia ndoshta kampion, e meritoi

Vllaznia ka fituar me rezultatin 0 me 1 ndaj Skënderbeut në Korçë. 3 pikë të arta për shkodranët, që erdhën nga penalltia e shënuar prej Bekim Balajt.

Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenovic.

“Ky është futbolli. Unë dua t’i uroj ekipit të Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër e mirë, ndoshta skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Ne i provuam të gjitha, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, por me një episod u vendos ndeshja dhe na kushtoi tre pikët.

Humbim shumë raste, ky është futbolli. Unë jam i sigurt që çunat donin të shënonin gol, ishte dy herë Rashica, një herë Nikaj, Rabiu në sekondat e fundit. Unë jam i sigurt që bëmë gjithçka me dëshirën për të bërë gol. Por nuk ia dolën dhe Vllaznia e meritoi të fitonte ndeshjen.

Ishim në rregull në fushë, provova module të ndryshme në sulm. Në 5 minutat e fundit i futa në qendër se do provonim me top të gjatë me krosime.

Nuk është fundi i botës, por nuk ishte mirë, patjetër, se ishte ndeshje në shtëpi dhe atmosfera e bukur. Nuk jemi kënaqur fare me rezultatin. Vllaznia do luftojë për kampion dhe ishte në Korçë, ku ne mëndnim për fitore. Por e thashë që bravo Vllaznia, e ne të mendojmë për javën tjetër.

Të gjithë javët janë të vështira, edhe kundër Kukësit ishte, përsëri një javë e vështirë ndaj Egnatias. Por nga fillimi ishte kështu e do vazhdojë deri në fund”, u shpreh trajneri i korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga