
Pak ditë më parë u fol se trajneri i Lushnjes, Hysen Dedja kishte patur një konflikt me disa nga lojtarët e ekipit lagunar, nisur nga situata e krijuar ai është larguar nga skuadra duke braktisur futbollistët në mes të seancës stërvitore.
Nisur nga kjo, të gjithë kanë menduar se Lushnja është në kërkim të një trajneri të ri, por bashkia e Lushnjes nuk mendon kështu. Nënkryetari i insitucionit vendor, Gentian Nushi ka zbuluar se çfarë ka ndodhur deri tani.
Ai ka sqaruar se trajneri Dedja ende nuk ka paraqitur një kërkesë për dorëheqjen e tij, në këto kushte, Hysen Dedja vazhdon të jetë trajneri i Lushjes, të paktën në dokumenta. Sipas Nushit, trajneri është ende në deyrë.
Poll