Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i Izraelit në "qiell të shtatë": Goli i Uzunit i jashtëzakonshëm, por jam më i lumturi në botë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Izraelit në "qiell të shtatë": Goli i Uzunit

Shqipëria luajti dje kundër Izraelit në transfertë, ndeshje në të cilën u mposht me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë dolën jashtë objektivit për t'u kualifikuar në Grupin A duke humbur një sfidë të mjaft të rëndësishme ne Ligën e Kombeve.

Megjithatë "perla" e Myrto Uzunit ka lënë përshtypje pozitive edhe te vendasit. Është trajneri i Izraelit, Alon Hazan i cili ka vlerësuar golin e beratasit por nuk e ka fshehur lumturinë pas fitores në fund me Shqipërinë. Para gazetarëve, ai ka thënë:

“Këta lojtarë nuk dorëzohen kurrë, mendoj se kjo është ndeshja e katërt që ne nuk dorëzohemi. Jam i lumtur për futbollin izraelit, nëse njerëzit shkojnë në festë me buzëqeshje, kjo më bën të kem më shumë kënaqësi në jetën time. Ne po përpiqemi të bëjmë gjëra që ndryshojnë karakterin.

Shqiptarët nxorën të gjitha mjetet përpara dhe ushtruan presion. Çfarë mund të them? Unë jam më i lumturi në botë. Pësuam një gol të jashtëzakonshëm, por pas kësaj ne mundëm të vendosnim ndeshjen dhe fushatën. Ata ishin superiorë në minutat e fundit, por para kësaj luajtëm shkëlqyeshëm. Jam i lumtur për ne dhe për vendin, nuk ka asgjë më argëtuese se duke marrë një fitore".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga